Ky farë Karaxhiqi jep dorëheqje

Sporti

Ky farë Karaxhiqi jep dorëheqje

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:57

Pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri,presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, pas një seance të jashtëzakonshme të Komitetit të Emergjencave të FFS-së, raportojnë mediat e Beogradit."Vendimi tashmë është marrë, ndërsa deri në fund të ditës do të komunikohet edhe zyrtarisht, raportojnë mediat serbe, duke cituar një burim brenda federatës, i cili shton: "ka pak gjasa që ai të ndryshojë mendim"! Presidenti i Federatës Serbe, i cili vitet e fundit ka qenë në shënjestër të klubit të famshëm Crvena Zvezda për rezultatet e dobëta të ekipit kombëtar, ka vendosur të japë dorëheqje nga maja e futbollit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat