Krasniqi: Vendim skandaloz, u shpërblyen fajtorët

Sporti

Krasniqi: Vendim skandaloz, u shpërblyen fajtorët

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:28

Ish boksieri legjendar, Luan Krasniqi e ka quajtur skandaloz vendimin e UEFA-s, të marrë sot për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor. Ai nëpërmjet rrjetit social, Facebook, tha se ky është një vendim politik dhe i gabuar.

“U rrëqetha me vendimin skandaloz të UEFA- s pas ndërprerjes së parakohshme të ndeshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare dhe simpatizuesit e saj, me këtë vendim, u ndëshkuan për diçka që nuk kanë të bëjë fare me ta.

“Përkundrazi, me këtë vendim u shpërblyen fajtorët, nikoqirët- ata që lejuan sulm dhe fyerje të paskurpullt në fushën sportive. Për një vendim të tillë, mendoj se nuk ka kurrëfar baze dhe se ky është një vendim politik dhe i gabuar”

“Por, mbase akoma nuk është vonë, shpresoj shumë se Federata shqiptare e futbollit, do të mbështetet në ndihmën e njerëzve meritorë për zhvillim të procedurave të domosdoshme”, u shpreh ish Kampioni i Evropës në boks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat