Advocaat: Shqipëria shpëtoi mirë

Sporti

Advocaat: Shqipëria shpëtoi mirë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 16:08

Selektori i Serbisë, Dick Advocaat thotë se vetëm skuadra e tij doli e ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s dhe thekson se Shqipëria shpëtoi mirë.

Selektori i Serbisë, Dick Advocaat ka bërë deklarata skandaloze duke u ankuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s që i dha skuadrës së tij fitoren me rezultat zyrtar 3:0 nga dueli i ndërprerë me Shqipërinë.
Ai ka thënë se Shqipëria kaloi shumë mirë duke u gjobitur vetëm me para.

“Sinqerisht, një vendim të tillë e konsideroj shumë të çuditshëm”, deklaroi Advocaat për mediat serbe.
“U dënua vetëm njëra skuadër, e ajo është Serbia. Situatë e çuditshme është kur shikoni tabelën, kemi zhvilluar dy ndeshje, asnjërën nuk e kemi humbur, kemi një fitore, dhe aty thotë se kemi një pikë. Shqiptarët kaluan shumë mirë, nuk e kuptoj pse vetëm janë gjobitur me para, ku qëndron logjika?”.

“Ata refuzuan të vazhdojnë ndeshjen dhe në qfarëdo rrethana, si atë mbrëmje ashtu edhe të nesërmen, me pse pa publikë”.

“Fatkeqësisht, më krijohet bindja se dikush nuk dëshiron ta sheh Serbinë si pjesëmarrëse në Euro 2016. Na pengon shumë fakti se dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi do t’i luajmë pa tifozë”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat