Basha: Gjithë shteti të mbështesë kombëtaren

Sporti

Basha: Gjithë shteti të mbështesë kombëtaren

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 14:27

Kryetari i Tiranës, Lulzim Basha, ka shprehur indinjatën e tij për vendimin e padrejtë që ka marrë UEFA, sipas tij, duke dënuar viktimën dhe përkrahur agresorin. Ai ka “thumbuar” edhe kryeministrin Rama, duke lënë të kuptohet se kreu i ekzekutivit ka qëndruar duarkryq në këtë rast, ndaj e fton të mos flasë vetëm përmes Facebook-ut, por të organizojë gjithë forcat shtetërore për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. “I padrejtë vendimi i UEFA-s. Kryeministri t’i lërë llogjet në fb, të angazhojë të gjitha resurset e shtetit në mbështetje të Kombëtares dhe një vendimi të drejtë, bazuar mbi të vërtetën,” – shkruan Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat