Sadiku: Dënohemi ne, edhe pse u dhunuam nga tifozët

Sporti

Sadiku: Dënohemi ne, edhe pse u dhunuam nga tifozët

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 13:01

Futbollisti Armando Sadiku është i tronditur me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, e cila vendosi për fitoren e Serbisë me rezultat zyrtar 3:0. “Dënohemi ne, edhe pse u dhunuam nga tifozët, policia e kush nuk mungoi të ngrinte duart ndaj nesh. Turp”, thotë Sadiku. Sokol Cikalleshi, futbollist i kombëtares Shqiptare, tha: “Turp, Turp, Turp ! Nuk kam fjalë! Të rrezikosh jetën dhe në fund të të dënojnë përsëri, kjo nuk është parë. Drejtësia është vetëm në ëndrra, realiteti është krejt ndryshe!!!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat