Reagon Meha

Sporti

Reagon Meha

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 12:54

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha, reagon në lidhje me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-së. Ai është i pakënaqur me vendimin e UEFA-s. Anëtari i Paderbornit ka shkruar në Facebook se padrejtësia i bën më të fortë kuqezinjtë dhe ka premtuar se Flamuri kuqezi do të valon midis Francës. “Padrejtësia na bën më të fortë, do të kualifikohemi me forcat tona dhe do të shkojmë ta ngritim Flamurin kuq e zi në mes të Francës, vetëm kundër të gjithëve. Sa më shumë të na dënosh, aq më shumë do na bashkosh. Shqipëri etnike!”, ka shkruar Meha në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat