Bekim Balaj: “Me fal Platini për stolin që desh e theva me kokë, bravo UEFA”

Sporti

Bekim Balaj: “Me fal Platini për stolin që desh e theva me kokë, bravo UEFA”

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:19

Bekim Balaj është kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së dhe presidentit të saj, Michel Platini.

Bekim Balaj, Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, dhe presidentit të këtij institucioni, Michel Platini.

Serbisë i takoi fitorja me rezultat zyrtar 3:0 dhe Balaj, i cili u qëllua me karrige në kokë nga një huligan serb derisa ishte duke e dërguar flamurin e Shqipërisë Etnike në bankinën e Shqipërisë, ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit.

“Me fal Platini për stolin që desh e theva me kokë, bravo UEFA”, ka shkruar Balaj në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat