De Biasi: Jam i zhgënjyer për vendimin

Sporti

De Biasi: Jam i zhgënjyer për vendimin

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:43

Federata shqiptare e futbollit ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit. Avokati i Shqipërisë paralajmëron ankesë ndaj argumenteve. AVOKATI – Avokati i Federatës shqiptare të futbollit ka paralajmëruar ankesë të menjëhershme ndaj vendimit të komisionit të disiplinës të UEFA-së. “Është vendim i çuditshëm , pasi duhet të na jepnin fitoren me rezultatin 3:0 , do ndjekim procedurat e animit. Brenda pesë ditëve duhet të kërkojmë argumentet e vendimit të komisionit të disiplinës dhe qysh kemi nisur procedurat. Në komisionin e apelit çështja është më debatuese, pastaj kemi të drejtë edhe në CAS”, tha Hajdari, duke shikuar si instancë të fundit, Gjyqin ndërkombëtar arbitrar të sportit. “Për dënim të mundshëm të lojtarëve nuk ka asnjë vendim, as për ne as për palën serbe”, tha ai. DE BIASI – Ka qenë i menjëhershëm reagimi edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi. “E kuptoj komisionin, por është e vështirë të pranojmë një vendim që na shikon ne si humbës. Jam i zhgënjyer për vendimin që nuk ka ”, tha De Biasi. SHULKU – Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së dhe ish-futbollisti i kombëtares, Ilir Shulku e ka cilësuar vendimin të papranueshëm. “Vendim i papranueshëm, komisioni u bazua në raportin e arbitrit Atkinson, sipas të cilit Shqipëria refuzoi të kthehej në fushë”, tha ai. MINXHOZI – Anëtari i komitetit ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Minxhozi në një paraqitje publike tha se Serbia mbeti e padënuar. “Serbia praktikisht mbeti e padënuar, e habitshme dënohet një fushë dhe i jepen tri pikët në tavolinë”, tha ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat