(E plotësuar)- Skandal përtej skandali! Turp përtej turpi. A është e mundur kjo çfarë ka vendosur UEFA. Komisioni disiplinor i UEFA-së ka vendosur që ndeshjen Serbi-Shqipëri ta regjistroj me rezultat zyrtarët 3:0 në favor të serbëve.
UEFA e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Serbi – Shqipëri, e, cila u ndërpre para kohe pasi huliganët serbë u futen në fushë UEFA ka vendosur t’i japë fitoren 3:0 Serbisë. Kurse, Shqipëria dënohet me 100 mijë euro gjobë. Kurse, Serbisë i janë hequr tre pikë dhe dy ndeshjet e radhës si vendas do ti luaj pa pranin e publikut.
Përveç humbjes në tavolinë me rezultatin 3-0 Shqipëria është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit dënohet me 100 mijë euro gjobë, si dhe zhvillimin me dy ndeshje pa tifozë nga ana e përfaqësueses serbe të futbollit.
Pavarësisht dhunës që u pa në sytë e gjithë botës nga ana e tifozëve serbë, pavarësisht turpit që ndodhi në Beograd dhe precedentëve botërorë të huliganizmit nga ana e serbëve Uefa ka vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike, me Shqipërinë që tashmë do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit (FSHF), Armand Duka ka lajmëruar ankesë ndaj vendimit në komisionin apelit të UEFA-së, ndërsa ka pretenduar se çështjen do ta dërgojë edhe në Gjyqin ndërkombëtar arbitrar të sportit (CAS)