Ndeshje e re Serbi-Shqipëri, dënim drastik për Serbinë?!

Sporti

Ndeshje e re Serbi-Shqipëri, dënim drastik për Serbinë?!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:06

UEFA ka vendosur që të luhet ndeshje e re ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në terren neutral, pa publik, raporton e përditshmja serbe “Politika”.
Serbia në anën tjetër do të zhvilloi ndeshje pa publik deri në fund të kualifikimeve.
Komisioni disiplinor i UEFA-s sigurisht do të del të premten me këtë vendim për ndeshjen e ndërprerë më 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit:
E para: Ndeshja e re ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në terren neutral, pa tifozë;
E dyta: Federata serbe e Futbollit për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë do të dënohet me ndeshje pa publik deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit Franca 2016.
E treta: Dënim drastik me para për Federatën serbe të Futbollit.
“Kjo nuk është konfirmuar, kurse këto informacione ‘Politika’ i ka marrë nga burime mirë të informuara brenda UEFA-s”, thuhet në raportimin e të përditshmes serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat