Championsi, një “lojë” vetëm për ekipet e mëdha

Sporti

Championsi, një “lojë” vetëm për ekipet e mëdha

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 20:31

Me përjashtim të Atletikos së Madridit dhe Borusias së Dortmundit, pjesëmarrëset e tjera duhet të luten që të mos gjejnë përballë superfuqitë ekonomike..

Nëse Cristiano Ronaldo në këtë sezon ka shënuar më shumë gola i vetëm nga sa ka shënuar i gjithë Liverpuli, nuk duhet të krijojë shumë cudi fakti që Reali i Madridit shëtiti në Angli, duke ju shkaktuar të kuqve disfatën më të rëndë në shtëpi në historinë e tyre në Champions League. Në vigjilje u fol për një ndeshje të madhe të vështirë për tu parashikuar, por ndoshta ishte thjesht iluzioni se zemra e tradita mund ta përballojnë krahasimin me fuqinë ekonomike,dhe pastaj kur lojtari më i mirë i botërorit të fundit, James Rodriguez con drejt golit lojtarin më në formë të momentit, Cristiano Ronaldon gjithshka duket më llogjike. Roma e bukur që u bë copa nga Bajerni apo Liverpuli krenar që u ndëshkua nga Los Blancos cojnë në përshtypjen se ky sezon i Champions nuk është për skuadrat normale, por për superfuqitë, të paktën në fazën e grupeve.

Është e lehtë të evidentohet grupi i superfuqive të turneut, përvec Bajernit dhe Realit, në të bëjnë pjesë dhe Barcelona e Chelsea, atyre mund tju shtohet edhe Psg të paktën për mundësitë e mëdha ekonomike, ndërkohë qëe Manchester United është mungesa e vetme e pajustifikuar.

Me përjashtim të Atletikos së Madridit dhe Borusias së Dortmundit, pjesëmarrëset e tjera duhet të luten që të mos gjejnë përballë superfuqitë ekonomike, pasi rrezikojnë figurën e keqe shumë më tepër se në të kaluarën. Të mëdhatë nuk ndalen më, ndoshta janë frymëzuar nga 7-1 i Gjermanisë ndaj Brazilit, apo duan të dërgojnë mesazhe force, duke shkaktuar disfata të dhimbshme.

Tre finalet e fundit të Champions, kanë treguar tre mënyrë të ndryshme për tju kundërvënë fuqisë së favoritëve. Në 2012 Chelsea me më pak kualitet se skuadra aktuale cimentoi portën e Cech duke i besuar Drogba dhe në Mynih mrekullia u realizua me fitimin e Kupës ndaj Bajernit.

Në 2013 ishte Borusia me lojën e saj shampanjë por që nuk ja doli ti rrëmbente trofeun Bajernit ndërsa një vit më pas, Atletiko e Madridit imponoi organizimin e saj të jashtëzakonshëm. Ato të Dortmundit dhe Atletikos nuk janë misione që improvizohen, por ndërtohen detaj pas detaji, dhe për momentin në këtë fazë grupesh duket e vështirë të gjesh skuadra të tilla të ngjashme për tju kundërvënë pushtetit të të pasurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat