Publikohen çmimet e biletave të Francë-Shqipëri

Sporti

Publikohen çmimet e biletave të Francë-Shqipëri

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 20:30

Qeveria e futbollit shqiptar i njofton të gjithë të interesuarit se biletat per tifozerinë kuqezi do të jenë të dy kategorive me çmimet respektive 15 dhe 65 Euro.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpëmjet një njoftimi zyrtar i bën me dije të gjithë tifozët e kombëtares se nga data 29 tetor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Francë – Shqipëri, që do të zhvillihet më 14 nëntor në Stade de la Route de Lorient, në Rennes. Qeveria e futbollit shqiptar i njofton të gjithë të interesuarit se biletat per tifozerinë kuqezi do të jenë të dy kategorive me çmimet respektive 15 dhe 65 Euro.

Sipas FSHF-së, këto janë çmimet e vendosura nga Federata Franceze e Futbollit dhe nuk do të ketë asnjë kosto tjetër për tifozët shqiptarë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë event.

Të gjithë të interesuarit duhet t’i blejnë biletat vetëm pranë FSHF-së dhe në asnjë rast të mos paguajnë kosto ekstra, pasi çdo çmim tjetër do të ishte një abuzim dhe shkelje ligjore për të cilën FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat