Pogba rinovon me Juventusin deri në 2018-n

Sporti

Pogba rinovon me Juventusin deri në 2018-n

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 20:27

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane klubi bardhezi ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me mesfushorin francez Paul Pogba.

Pavarësisht disfatës që pësuan në Athinë përballë Olympiacos në shtëpinë e Juventusit e kanë një arsye për të festuar. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane klubi bardhezi ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me mesfushorin francez Paul Pogba. Pas bisedimeve të shumta menaxheri i futbollistit Mino Raiola dhe drejtuesit e Juventusit ka rënë dakort për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2018. Marrëveshja aktuale e Pogbasë me shoqërinë torineze skadon në verën e vitit 2016, ndërkohë që nga kontrata e re 4-vjecare ish lojtari i Manchester United do të përfitojë një pagë që kap shifrën e 4.5 milionë Eurove në sezon plus bonuset.

Gjatë dy sesioneve të fundit të merkatos Pogba ka marrë shumë oferta nga klubet më të mëdha të Europës por në asnjë rast drejtuesve të Juventusit nuk u ka shkuar nëpër mend të heqin dorë nga shërbimet një talenti të madh si Pogba. 21-vjecari në të kaluarën është kërkuar me ngulm nga Paris Saint Germain por edhe klube të tjera prestigjioze si Reali i Madrdit, Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për të. Gjithsesi Pogba është pjesë shumë e rëndësishme e projektit të Juventusit dhe me rinovimin e kontratës largimi i tij nga bardhezinjtë është thuasje i pamundur të paktën në një të ardhme të afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat