Flet mjeku i Schumit: Rehabilitimi nga 2-3 vjet

Sporti

Flet mjeku i Schumit: Rehabilitimi nga 2-3 vjet

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 20:24

Doktor Payen shpjegon gjithashtu se prej pak kohësh ish kampioni i Formula 1 është kthyer në shtëpi, në Gland të Zvicrës, vendi ideal për të kaluar periudhën e rehabilimit.

"Michael Schumacher ka dalë nga koma, por do t’i duhen 2 ose 3 vjet për t’u rikuperuar tërësisht”, deklaron mjeku i tij, Jean-Francois Payen, shef i repartit të anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e Grenoble, në Francë.

Doktor Payen shpjegon gjithashtu se prej pak kohësh ish kampioni i Formula 1 është kthyer në shtëpi, në Gland të Zvicrës, vendi ideal për të kaluar periudhën e rehabilimit, por si Schumacher ashtu edhe familjarët e tij duhet të tregohen shumë të duruar, pasi tashmë që fituan betejën me jetën, presin edhe sfida e vështirësi të reja, për të cilat, të githë janë shumë optimistë se do t’i kalojnë me sukses.

Pas aksidentit të rëndë me ski në 29 dhjetor të 2013 në Meribel, për Schumacher ka nisur një fazë e re, ai është në rrugën e shërimit por që premton të jetë shumë e gjatë.

"Pas një goditjeje të rëndë në kokë ata që arrijnë të dalin nga koma i pret një periudhë e gjatë me shumë faza rehabilitimi. Të kthehesh njeriu që ke qenë më parë është një mision i vështirë, por jo i pamundur”, citohet Payen nga e përditshmja franceze “Le Parisien”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat