Bajram Curri shpall Lorik Canën “Qytetar Nderi”

Sporti

Bajram Curri shpall Lorik Canën “Qytetar Nderi”

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:41

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Bajram-Currit.
Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak, ku të gjithë kanë votuar pro dhënies së titullit.

Sipas drejtuesve të bashkisë së Bajram Currit, kapiteni i Kuq e Zinjve është dalluar për shfaqjet e tij patriotike.

Titulli për Canën është akorduar me motivacionin “Mbrojta e vlerave Kombëtare shqiptare” pas heroizmave të tij atdhetare me mbrojtjen e flamurit kombëtar në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat