A po bien këmbanat për FFK-në?

Sporti

A po bien këmbanat për FFK-në?

Nga: Shkruan: Nexhmedin Bunjaku Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:32

Reagimet sportive

Edhe pas publikimit të dokumentit për aplikim në UEFA me 25 qershor 1992 dhe pranimit të KOK në KON, nga FFK nuk ka reagime.Si duket për FFK-në këto nuk janë sinjale të bollshme që më në fund t’i rreken punës me më vendosmëri dhe seriozitet, sepse mu tani është momenti, dhe përkrahja e madhe si përbrenda Kosovës ashtu edhe nga mërgata, të harrojnë kryeqenësinë dhe bajraktarizmin së paku për hir të futbollit të Kosovës. Neglizhenca dhe kryeneqësia e prijësve të FFK-së dëshmojnë se kanë frikë nga ndihma që u ofrohet nga të tjerët apo ndoshta edhe iu konvenon të jetë kështu, futbolli i Kosovës të mbetet aty ku edhe ka filluar pas luftës, pra në start.
Sjellja e prijësve të FFK-së duke filluar nga vetë kryetari duke u nënshtruar para plakut të çoroditur apo "mikut të Kosovës ", mos respektimin e vullnetit të së pari vetë futbollistëve dhe opinionit të gjerë futbolldashës, tregon qartë se kjo garniture udhëheqësve po përfiton nga kjo situatë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat