Tension në Beograd, policia serbe ndalon tifozat e Beshiktash të shkojnë në stadium

Sporti

Tension në Beograd, policia serbe ndalon tifozat e Beshiktash të shkojnë në stadium

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:31

Sërish tension në Beograd në prag të ndeshjes, Partizani Beogradit – Beshiktash. Policia serbe nuk i ka lejuar tifozët e Besiktasit që të largohen nga hoteli dhe të nisen drejt stadiumit ku janë vendosur dhe të nisen drejt stadiumit të Partizanit. Kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë pezullimin e ndeshjes.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Europa League është i paraparë të fillojë në ora 21:05, por ende nuk e ka marrë konfirmimin se do të zhvillohet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, shkruan “Kurir”.
Për arsye të sigurisë, derisa të merret vendimi rreth zhvillimit të ndeshjes, tifozët e Besiktasit nuk do të lejohen të dalin nga hoteli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat