Drita do që të shoh dritë! Kampioni i motivuar!

Sporti

Drita do që të shoh dritë! Kampioni i motivuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:31

Drita e Gjilanit shtrëngohet që ti jap fund serisë negative të rezultateve. Ekipi nga Gjilani plotë tetë ndeshje nuk di për fitore, qysh kur e mundën Ferizajn me rezultat 3:0 (në javën e katërt) dhe kjo seri e zezë e ka ngujuar në fund të tabelës. Drita pas kësaj jave do që të shoh dritë dhe beson e shpreson se do ta mundin kampionin në fuqi, Llamkos Kosovën nga Vushtrria, e cila luhet nesër në stadiumin e qytetit në Gjilan, në orën 14.00, në kuadër të javës së 12-të (rrethit të dytë) të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Llamkos Kosova synon tre pikë që të përforcojnë edhe më shumë hapin drejt kreut të tabelës. Faktikisht, kjo ndeshje vlerësohet se do të jetë shumë interesante, pasi që Drita kërkon pikë për të ikur nga fundi, Llamkosi për t’u ngjitur në mesin e ekipeve më të mira. Alban Rexhepi, futbollist i Dritës, është optimistë se do t’i gëzojnë tifozët “Intelektualët” me fitore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat