Bëri shenjën e shqiponjës, mediat greke: Pajtim Kasami të shpallet person “non grata”

Sporti

Bëri shenjën e shqiponjës, mediat greke: Pajtim Kasami të shpallet person “non grata”

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:11

Pas golit të shënuar në sfidën kundër Juventus, Pajtim Kasami është vënë në qendër të kritikave të mediave greke.

Kjo, jo për shkak të golit, por të festimit të tij, duke krijuar me duar simbolin e shqiponjës.

Mediat greke e kanë quajtur këtë një provokim të rëndë, dhe kanë arritur deri aty sa kanë thënë se shqiponja është një shimbol i “Shqipërisë së Madhe”.

Në stadium ka pasur edhe disa flamuj serbë dhe pikërisht për këtë arsye, mediat greke pretendojnë se festimi i Kasamit ka ardhur pikërisht për të rikujtuar flamurin që u valëvit në stadiumin e Beogradit në 14 tetor.

Një prej gazetave ka arritur deri aty sa ka kërkuar që Pajtim Kasami të shpallet person “non grata”.

Ndërkohë klubi ku luan Kasami, Olimpiakos, ka deklaruar se po përgatit një gjobë kundrejt lojtarit, duke qenë se sipas klubit grek, festimi i tij kalon caqet e festimit sportiv.

Pajtim Kasami është një lojtar me origjinë shqiptare dhe në disa raste kur ka shënuar, ka bërë pikërisht shenjën e shqiponjës.

Ai ndërkohë luan për Kombëtaren e Zvicrës, vend edhe ku ka lindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat