Favoritët në grupe të lehta

Sporti

Favoritët në grupe të lehta

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:56

Sigal Prishtina, Peja, Trepça, Kosova e Re Bashkimi, janë në grupe të lehta për IPKO Kupën e Kosovës në basketboll (meshkujt). Ekipet janë ndarë në katër grupe të meshkujt, ndërsa të femrat në dy: A dhe B. Në konkurrencën e meshkujve do të marrin pjesë 19 klube të ETC Superligës, ndërsa të femrat 11-sosh. Shorti është tërhequr në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku në grupin A bëjnë pjesë: Sigal Prishtina, Lipjani, Kaçaniku, M- Junior, Kastrioti, kurse në grupin B: Peja, AS Kastrioti, Skenderaj, Kosova, Kerasan Prishtina. Në grupin C garojnë: Kosova e Re Bashkimi, Rahoveci, Golden Eagle Ylli, New Born, Malisheva dhe në grupin D: Trepça, Besa, Vëllaznimi dhe Kalaja. Në konkurrencën e femrave, në grupin A, garojnë: Prishtina, Rahoveci, Kosova, Drita, Sfera, Bashkim dhe në B: Penza, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi, Kastrioti dhe Trepça. Në konkurrencën e meshkujve, Sigal Prishtina është fitues i Kupë, kurse te femrat Penza e Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat