Benzema: Do të fitojmë ndaj Barcelonës

Sporti

Benzema: Do të fitojmë ndaj Barcelonës

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:02


Sulmuesi francez, Karim Benzema, thotë se importuan tri pikë të vlefshme nga Anfieldi, ku mundën me rezultat 3:0 Liverpoolin. Reali tashmë ka qetësinë në grupin B dhe i duhen vetëm edhe tre pikë që automatikisht ta sigurojë vendin e parë që e shpie në të tetën e finales në Champions League. Futbollisti Benzema ishte ndër më të dalluarit dhe realizoi dy gola në fitoren bindëse. “Jam i lumtur për dy golat e mi, sepse ndeshja ishte shumë e vështirë. Megjithatë, ne punuam fort për ta zgjidhur në këtë mënyrë. E dinim që Liverpooli ushtronte shumë presion, por ishim të bashkuar. U mbrojtëm mirë dhe zbritëm rrezikshëm në kundërsulm. Duartrokitjet e tifozëve të Liverpoolit për Realin? Ata janë një klub i madh dhe kanë pasur gjithnjë të tillë mbështetje për lojtarët e tyre dhe për rivalin. Kundër Barcelonës është gjithnjë shumë e vështirë për të luajtur, por ne jemi në formë mjaft të mirë dhe do fitojmë”, tha Benzema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat