Rodgers kritikon Balotellin për gjestin e tij

Sporti

Rodgers kritikon Balotellin për gjestin e tij

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 17:56

Liverpoolin e pret punë e vështirë për të siguruar vendin e dytë në grupin B në Champions League. Redsat pësuan humbje të rëndë me rezultat 3:0 nga Real Madridi dhe kësisoj bien në vend të tretë me vetëm tre pikë sa ka edhe i dyti, Ludogorets dhe i fundit, Baseli. Real Madridi ka ikur dukshëm me pikë në grup, gjithsej gjashtë nga përcjellësit e tij. Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i kënaqur me 22 minuta e lojës që dëshmuan futbollistët e tij, ndërsa kritikon ashpër sulmuesin Mario Balotellin, i cili shkëmbeu fanellën me Pepen. “22 minutat e para ishin të shkëlqyera, por pas golit të parë Reali ishte i tmerrshëm. Në pjesën e dytë luajtëm me krenari dhe ishim të shkëlqyer. Nuk kam ankesa për shpirtin që treguan lojtarët, por u mbrojtëm keq dhe këto gabime na kushtuan. Goli i dytë dhe i tretë ishte sërish nga goditje standarde. Duhet ta korrigjojmë këtë problem. Gjithsesi, ne pamë shpejtësinë dhe teknikën e Realit. Jo më kot janë kampionët në fuqi”, tha Rodgers. Ai më tutje fokusohet të Balotelli, duke kritikuar për gjestin e tij, i cili shkëmbeu fanellën me Pepen në hyrje të tunelit në përfundim të pjesës së parë. “Po e dëgjoj tani dhe nuk më pëlqen. Është diçka që nuk ndodh dhe nuk duhet të ndodhë këtu. Kishim një lojtar që e bëri sezonin e shkuar dhe unë e ndëshkova. Nëse ka ndodhur sërish kështu, do të më duhet të marr masa”, ka thënë Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat