Shqipëria tre vende më poshtë në FIFA

Sporti

Shqipëria tre vende më poshtë në FIFA

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 13:38

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur tre vende më poshtë në renditjen e përgjithshme të asociacionit më të lartë botëror, FIFA. Shqipëria ishte në vend të 45-të por tashmë bie e 48-të me 604 pikë për muajin tetor. Duhet theksuar se Shqipëria nuk e përfundoi takimin me Serbinë për shkak se futbollistët kuqezinj u sulmuan nga shovinistët serb në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Nuk ka ndryshuar asgjë në treshen e kreut të klasifikimit me Gjermaninë që ruan vendin e parë me 1669 pikë, pasojnë Argjentina 1565, Kolumbia 1420 pikë etj. Jashtë 10 kombëtareve të para është Italia e Zvicra. Ranglista e ardhshme shpallet më 27 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat