Wenger: E papritur të nxjerrësh tre pikë!

Sporti

Wenger: E papritur të nxjerrësh tre pikë!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 13:28


Arsenali importoi tre pikë të arta në ballafaqim me ekipin belg Anderlecht dhe bëjnë hapin e madh për të siguruar biletën për në të tetën e finales në Champions League. Futbollistët e Arsenalit bën kthesë në rezultat në minutat e fundit kur humbjen nga 1:0 e shndërruan në fitore me 2:1. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, lavdëron lojtarët e Anderlechtit se si luajtën dhe luftuan deri në fund. “Anderlecht luajti shumë mirë, ishte shumë mirë i organizuar, shumë i fokusuar, shumë i shpejt në sulme. E kontrolluam pjesën e parë pa krijuar shumë mundësi. Në pjesën e dytë ne ishim pak më shumë të fokusuar në kundërsulme”, tha Wenger. Arsenali aktualisht është në vend të dytë me 6 pikë, tri më pak se kryesuesi Dortmundi dhe pesë më shumë se Anderlecht që zënë vendin e tretë. “Mendoj se momenti vendimtar ishte kur ne nuk pranuam golin e dytë, ata kishin një rast të mirë, por nuk e shfrytëzuan”, tha Wenger. Mirëpo, trajneri i ‘Topçinjve’ mendon se ky ishte një trepikësh pothuajse edhe i papritur me lojën se si u zhvillua për gjatë 90 minutave. “Kualiteti i lojtarëve që u inkuadruan si zëvendësues dhe përvoja jonë e bënë dallimin. Është e papritur të nxjerrësh tre pikë, duke marrë parasysh se sa mirë luajti Anderlechti”, ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat