Allegri e sheh rrezikun, por prapë optimistë!

Sporti

Allegri e sheh rrezikun, por prapë optimistë!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:55

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e sheh rrezikun se mund të eliminohen në fazën e grupeve në Champions League në futboll, por prapë është optimistë se do të arrijnë qëllimin që të janë në dy vendet e para që i kualifikon në të tetën e finales. Humbja nga Olympiakosi me rezultat 1:0 e zbret Juven në vend të tretë me vetëm tre pikë në grupin A dhe qëndron pas Atletico Madridit e Olympiakosit që kanë nga tre pikë. Allegri është shumë i mërzitur nga kjo humbje, megjithatë, llogaritë se do ta zënë hapin për dy vendet e para. “Gabuam shumë në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e mirë, por gabuam në finalizim. Jam i hidhëruar, por i bindur që kemi mundësi shumë të mira për të kaluar grupin”, tha Allegri, i cili kishte parashikuar një ndeshje krejt më ndryshe se çfarë treguan përballë skuadrës greke. “Kisha menduar një ndeshje ndryshe, sidomos në pjesën e parë. Nuk e kontrollonim dot topin dhe ata na vunë në vështirësi sepse vraponin më shumë se ne. Kur e kishin ata topin, ne nuk arrinim t’i bënim presion siç duhet”, thotë Allegri, që ishte i kënaqur me lojën e Alvaro Moratës, sulmues. “Alvaro luajti mirë dhe tregoi që ka shumë cilësi”, tha Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat