Si e komenton Hasi humbjen nga Arsenali?

Sporti

Si e komenton Hasi humbjen nga Arsenali?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:40

Besnik Hasi, trajner i Anderlecht, ishte shumë afër fitores me ekipin e tij, por minutat e fundit e tradhtuan dhe e humbën sfidën me rezultat 2:1 nga Arsenali, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit D në Champions League. Ishte një humbje e dhimbshme, sepse deri në minutën e 89-të skuadra belge ishte në epërsi dhe pritej t’i trokasë edhe fitorja e parë. Arsenali si Arsenali gjithmonë di të bëjë sensacion në rezultat dhe humbjen e shndërroi në fitore. Si e komenton Hasi humbjen në çastet e fundit. “Paraqitja e ekipit tim ishte po thuajse e përkryer, përveç tre minutave të fundit. Ne duhej ta kishim fituar ndeshjen”, tha Hasi, i cili mendon se kur nuk shënon edhe pëson. “Në pjesën e dytë ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë hapësirat më shpesh dhe të kundërsulmojmë. Ne shënuam në momentin e duhur por, në këtë nivel, nëse ju nuk shënoni golin e dytë, atëherë duhet të paguani”, ka thënë trajneri me prejardhje nga Gjakova. Megjithatë, Hasi është krenar me lojën që ka treguar ekipi i tij, por i mbetet merak që nuk fituan. “Jam krenar me ekipin tim, ata luftuan në mënyrë të tmerrshme në fushë dhe ata treguan kualitet të shkëlqyeshëm”, theksoi ai, por e pranoi se është i zhgënjyer se si humbën në fund. “Është shumë zhgënjyese për ne që të mos nxjerrim së paku një pikë”, ka thënë Hasi. Anderlecht tashmë është në vend të tretë me vetëm një pikë por me gjasa minimale për vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat