Për sa e shtyn UEFA vendimin për takimin Serbi-Shqipëri?

Sporti

Për sa e shtyn UEFA vendimin për takimin Serbi-Shqipëri?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2014 Në ora: 11:23

Asociacioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, të premten (nesër) shpall vendimin përfundimtar në lidhje me ndeshjen Serbi - Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 42-të nga shovinistët serb. Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka shtyrë për sot vendimet për dënimet për incidentet në ndeshjen kualifikuese të Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë. UEFA sot është dashur të merr vendim për ndeshjen, por sipas këtij asociacioni vendimi do të shpallet të premten gjatë ditës. UEFA ka nisur procedura kundër të dy kombëtareve dhe Shoqatës së Futbollit të Serbisë, pastaj si për futjen e tifozëve në fushë, për hedhjen e fishekzjarrëve dhe objekte të tjera, si dhe përdorimi i lazerit nga serbët, organizimi i dobët të ndeshjes. “Vendimi përfundimtar do të shpallet të premten gjatë ditës”, thuhet nga UEFA. Pala shqiptare ka dorëzuar një dosje voluminoze në UEFA dhe pret që kjo e fundit ta regjistroj ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 në favor të tyre. Kurse, edhe drejtuesit e futbollit serbë presin që kjo ndeshje të regjistrohet në favor të tyre, pasi konsiderojnë që ndeshja u ndërpre me faj të shqiptarëve. Shtyrjen e vendimit e ka konfirmuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ndodhet në Zvicër së bashku me përfaqësuesit e studiove ligjore që do të mbrojnë kuqezinjtë në UEFA. Shkak për këtë janë bërë dosjet voluminoze të të dyja palëve të përfshira në proces, të cilat janë paraqitur dhe do të merren në shqyrtim dhe analizë nga Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat