Kasami: E dinim se Pirlo është fenomen!

Sporti

Kasami: E dinim se Pirlo është fenomen!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 11:03

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, anëtar i kombëtares së Zvicrës, ndryshe luan për ekipin grek Olympiakos, është i ngazëllyer për golin e fitores që realizoi kundër kampionit italian, Juventusi. Olympiakos duke iu falënderuar golit të Kasamit në minutën e 36-të realizoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Juves, në takimin e xhiros ë tretë të grupit A në Champipns League. Ai ka festuar golin me shqiponjën dykrenare. “Ne e dimë se Juventusi është skuadra më cilësore në Itali. Në Champions League kush shënon golin i pari fiton. Krijuam shumë mundësi, por shënuam një gol. Qëllimi ynë ishte të luajmë fortë dhe pa gabime. Ne dinim se Pirlo është fenomen dhe ata dëshironin të na dënojnë në kundërsulme”, tha Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat