Kujt do t’i japë të drejtë UEFA?

Sporti

Kujt do t’i japë të drejtë UEFA?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 10:40

Sot është momenti vendimtar përsa i përket ngjarjes së ndodhur në Beograd, ku lojtarët kuqezi u bënë objekt të dhunës së tifozëve serbë mbrëmjen e 14 tetorit. UEFA do të mblidhet rreth orës 14:00 për të marrë vendimin nëse ndeshja e ndërprerë e Beogradit do të riluhet apo do të quhet fitore në tavolinë për njërën prej skuadrave.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka thotë se ka shkuar në Zvicër me një qëllim të vetëm, marrjen e tri pikëshit në tavolinë ndaj Serbisë. Katër janë skenarët e mundshëm:

1. Shqipëria do të marrë 3 pikë në tavolinë, nëse Serbia përgjegjëse si vend pritës, deklarohet fajtore
2. Serbia merr 3 pikë në tavolinë, për incidentin në fushë, nëse Shqipëria mbetet përgjegjëse për të.
3. Ndeshja të luhet në fushë neutrale, në një kohë që përcaktohet më vonë me tifozë ose jo
4. Ndeshja të përsëritet në Beograd por pa tifozë.

Ata që do të gjykojnë gjithçka ndodhi në stadiumin e Partizanit, kanë vite që vendosin për fatet e shumë takimeve dhe shumë skuadrave.

Presidenti i këtij komisioni është Tomas Pratl. Ai vjen nga Austria dhe për shumë vite ka shërbyer si gjykatës në vendin e tij e më pas iu dedikua sportit, ku prej disa vitesh është Presidenti i Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s. Ka qenë përfaqësuesi i këtij institucioni për Evropën Lindore, për faktin e thjeshtë se flet shumë mirë gjuhën sllave duke qenë se nëna e tij është sllovene. Pratl njihet si një njeri që e dënon ashpër dhunën. Ai ka dënuar më parë Mourinhon dhe Ronney për gjeste antisportive në fushë.

3 zëvendëspresidentët janë Zhakla Anternen, Sandor Berzi dhe Xhim Stjerne Hansen, i pari është zviceran, i dyti vjen nga Hungaria dhe i treti nga Danimarka. Anëtarë të tjerë në komision do të jenë:

Tomas Gea është një prej anëtarëve të Komisionit të Displinës. Xhimi Shoë është Presidenti i Federatës së Futbollit në Irlandën e Veriut. Rudolf Repka është Sekretari Përgjithshëm i Federatës Çeke. Zhoel Ulf vjen nga Luksemburgu, është Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së vendit të tij. Hans Lorenc është një nga njerëzit më të respektuar në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat