Berisha shkatërron Mornarin

Sporti

Berisha shkatërron Mornarin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2014 Në ora: 21:30

Basketbollisti Dardan Berisha ka qenë motor i ekipit të Sigal Prishtinës. Ai me 41 pikë të shënuara ia siguroi fitoren ekipit të Sigal Prishtinës me rezultat 87:80 midis Tivarit ndaj ekipit malazez, Mornari, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B në Ligën Ballkanike. Ballafaqimi i përshkrua me lojë të ritmit të lartë, por kampioni i Kosovës tregoi lojë të nivelit të lartë dhe realizoi edhe fitoren e dytë më radhë. Berisha së bashku me lojtarë të tjerë bënë lojë të cilësisë së lartë dhe realizuan një fitore të madhe. Berisha ishte "regjisor" i të gjitha veprimeve apo shkatërrues i skuadrës malazeze.

Mornar – Sigal Prishtina 80:87
(18:24, 16:14, 22:22, 24:27)
Palestra e Sporteve “Topolica”, Tivar.
Mornar: Damjanoviq 16, Jeleniq 2, Miloviq, Peroviq 15, Bryant 9, Latkoviq 8, Milosheviq 10, Neëell 20, Unkaseviq, Tomoviq, Mikoviq, Vusoviq. Trajner: Gjorgje Paviqeviq.
Sigal Prishtina: Azemi 5, Hulls 9, Mekaj, Rugova, Hasani, Bavqiq 13, Pllana, Berisha 41, McGhee 16, Mazreku 3. Trajner: Sabit Haxhiq.
Grupi B
Craiova - Kozuv 84:87
Mornar - Sigal Prishtina 80:87

Tabela
1. Sigal Prishtina 2 4
2. Kozuv 2 4
3. Mornar 2 2
4. Craiova 1 1
5. Vllaznia 1 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat