​Thaçi: Me pranimin e Kosovës në KON, u realizua ëndrra e gjeneratave të tëra të sportistëve

Sporti

​Thaçi: Me pranimin e Kosovës në KON, u realizua ëndrra e gjeneratave të tëra të sportistëve

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 21:18

Kështu shkruan kryeministri Hashim Thaçi në Facebook.
Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se pranimi I Kosovës si anëtare e përkohshme e KON, ishte ëndërr e gjenratave të tëra sportive.

Mesazhi i plotë:

Sapo morra lajmin më të mirë të mundshëm nga Ministri i Sportit Memli Krasniqi. Kosova është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Vendimi hap dyert për pjesëmarrje të Kosovës në Olimpiada dhe për pranim të sporteve në federata olimpike. Kjo është ëndërra e gjeneratave të tëra të sportistëve Kosovarë dhe sot falënderojmë ata që gjatë kohërave më të rënda kanë mbajtur gjallë shpirtin olimpik. Urime Komitetit Olimpik të Kosovës, urime kryetarit Hasani, urime të gjithë sportistëve! Caku i rradhës, olimpiada në RIO! HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat