Boksieri nokauton gjyqtarin e takimit, nuk e përballoi humbjen (Video)

Sporti

Boksieri nokauton gjyqtarin e takimit, nuk e përballoi humbjen (Video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:50

Gjithçka nisi pas ndërprerjes së takimit nga gjyqtari kryesor që sipas rregullores, ka pritur të dy boksierët për të ngritur dorën e fituesit.

Të bësh profesionin e arbitrit kryesor në ndeshjet e boksit, mund të rezultojë e rrezikshme për jetën. Një shembull i qartë për këtë konstatim vjen nga Kroacia ku boksieri Vido Loncar nuk ka arritur ta përballojë psikologjikisht disfatën, duke sulmuar brutalisht gjyqtarin kryesor të përballjes kundër rivalit Algirdas Baniulis.

Gjithçka nisi pas ndërprerjes së takimit nga gjyqtari kryesor që sipas rregullores, ka pritur të dy boksierët për të ngritur dorën e fituesit. Ndoshta ai nuk e kishte shkuar aspak në mendje, pork y moment mund t’i kushtonte edhe jetën pasi i riu kroat Vido Loncar e sulmoi duke e shtrirë në ring dhe për disa sekonda askush nuk ndërhyri për ta ndalur. Ishte një roje sigurie ai që e rrëzoi duke e tërhequr nga këmbët për ta nxjerrë boskeirin e tërbuar jashtë ringut.

Për fat të mirë, arbitri shpëtoi vetëm me disa plagë, ndërsa Loncaar mund t’i thotë lamtumirë karrierës së tij si boksier. Ngjarja u shënua gjatë kampionatit europian të të rinjve në boks që po zhvillohet këto ditë në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat