Lojtari thekson se mesazhi i islamit për të është gjithmonë ai i paqes, dashurisë dhe marrëdhënies së mirë ndërmjet njerëzve.
Mërgim Mavraj sqaron gjithë opinionin publik në lidhje me keqpërdorimin e fotos së tij nga radikalët islamikë. Para pak ditësh një foto e futbollistit shqiptar ku Mavraj shfaqej me Kuranin në dorë, ishte marrë nga faqja në Facebook e sektit islamik salafist “Die Mahre religion”, (feja e vërtetë), duke e përdorur si reklamë për këtë grup të sektit radikal salafist i predikuesit të urrejtjes nga Kolni, Ibrahim Abou-Nagie.
Pas distancimit që bëri si ai vetë ashtu edhe Klubi i Kolnit që të dielën nga ky keqpërdorim grupim radikal, Mavraj ka sqaruar sërish gjithshka ne nje intervistë për prestigjiozen gjermane “Bild”, ku vec besimit të tij flet edhe për aventurën e tij me skuadrën e Kolnit. Ndërsa nga gazetari i kujtohet se kjo ka qenë një javë e cmendur për të, me betejën e futbollit në Serbi-Shqipëri, më pas debutimin me Kolnin dhe më pas me abuzimin nga salafistët në Facebook Mavraj që edhë në një ndër fotot e minutave të cmendurisë në Beograd shfaqet jashtëzakonisht i qetë përgjigjet se paqja e tij e brendshme e ndihmon për të përballuar cdo lloj situate. Më pas Mavraj sqaron se ai nuk kishte të bënte aspak të bënte me keqpërdorimin që ju bë fotos së tij duke shtuar se ai nuk shtyn asnjë drejt urrejtjes. Ndërsa pyetjes nëse do të tregohet më i kujdesshëm në të ardhmen oër shembull duke mos u fotografuar më me Kuran, Mavraj përgjigjet se nëse dikush abuzoi me një foto të tijën me Kuranin, nesër këtë mund ta bëjë dikush tjetër me një foto ku ai shfaqet me mbesën e tij të vogël dhe pastaj me dicka tjeter, por ai nuk është një njeri që fshihet dhe mbetet i hapur si për personalitetin ashtu edhe për besimin e tij, ndërsa thekson se mesazhi i islamit për të është gjithmonë ai i paqes, dashurisë dhe marrëdhënies së mirë ndërmjet njerëzve.
Më pas intervista kalon në planin sportiv me gazetarin që i vë në dukje se pas debutimin me Kolnin ndaj Dortmundit si titullar trajneri Peter Soegen duhet ta marrë në konsideratë për të luajtur sërish nga minuta e parë në takimin e rradhës përballë Werder Bremen, me Mavrajn që u shfaq në formë shumë të mirë për 90 minuta në fitoren e skuadrës së tij përballë verdhezinjve, mbrojtësi 28 vjecar deklaron se ai do të përpiqet tja bëjë trajnerit vendimin sa më të vështirë që të jetë e mundur duke punuar sa më shumë, ndërsa shton se ishte një kënaqësi e madhe që dha kontributin e tij në fitoren ndaj Dortmundit.