Kaka: Gati të ndihmoj Brazilin me eksperiencën time

Sporti

Kaka: Gati të ndihmoj Brazilin me eksperiencën time

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:40

Në një intervistë deklaroi se eksperienca e tij mund ta ndihmojë Brazilin të përgatitet sa më mirë për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi pas 4 vitesh.

Ricardo Kaka e pranon se ai nuk mund të jetë më futbollisti që mund të udhëheqë Brazilin në këtë epokë të re që për Selesaon sapo ka nisur, megjithatë lojtari 32-vjecar i cili luan i huazur te Sao Paolo pasi është pjesë e skuadrës amerikane të Orlando City-it në një intervistë deklaroi se eksperienca e tij mund ta ndihmojë Brazilin të përgatitet sa më mirë për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi pas 4 vitesh.

“Sinqerisht nuk kam si qëllim të jem unë futbollisti që do të udhëheqë skuadrën kombëtare në këtë epokë të re, por mendoj se në një kohë të shkurtër unë mund ta ndihmoj shumë ekipin. Në skuadër kanë mbrritur shumë lojtarë të rinj që kanë një talent të madh, por unë me eksperiencën time mund t’i ndihmoj ata nga teknike dhe taktike”.

Kaka edhe pse nuk u grumbullua nga trajneri Luiz Felipe Scolari për kampionatin Botëror, u rikthye në kombëtare nga tekniku i ri i Brazilit 50-vjecari Carlos Dunga në dy ndeshjet miqësore të muajit Tetor ndaj Argjentinës dhe Japonisë. Me ato pak minuta që zbriti në fushë ndaj këtyre dy kombëtareve Kaka arriti kuotën e 89 prezencave me fanellën e Selesaos. Ky fakt e ka lumturuar jashtëmase ish lojtarin e Milanit.

“ Pas shumë viteve ku kam qenë pjesë e kombëtares jam rikthyer në skuadër për të parën herë që pas vitit 2013. Kjo është një krenari e madhe personale për mua. Për Selesaon jam i gatshëm të luaj sa herë që trajneri më ka nevojën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat