Abbiati apo Lopez, cili do të jetë i preferuari i Inzaghit?

Sporti

Abbiati apo Lopez, cili do të jetë i preferuari i Inzaghit?

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:40

Inzaghi duhet t’i besojë Christian Abbiatit apo Diego Lopezit. Mbetet një diskutim i hapur...

Në kampin milanist po merr gjithnjë më shumë jetë cështja e titullarit të portës. Inzaghi duhet t’i besojë Christian Abbiatit apo Diego Lopezit. Mbetet një diskutim i hapur, ku fjalën e fundit e ka gjithmonë SuperPippo. Ndaj Veronas, portieri veteran e shpëtoi në disa raste skuadrën e tij. Ndodh që të gabojë, sikurse ndodhi me Cesenën, por ai është një mbështetje e madhe për kuqezinjtë jo vetëm kur ndodhet në fushën e blertë. Në Bentegodi, Milani mori një fitore të lehtë, por kur ndeshja ishte ende e hapur, Abbiati u mohoi golin sulmuesve Jankovic dhe Toni. Menjëherë pas këtij takimi Abbiati u shpreh se e kishte sportin e tij të preferuar të vinte në vështirësi trajnerin, pa harruar të vlerësonte rivalin e tij për vendin e titullarit. Madje gjatë merkatos së verës, i kishte inkurajuar drejtuesit që të këmbëngulnin për afrimin e tij në Milano.

Në fakt, në fund të karrierës, nuk ka gjendjen shpirtërore për ta përballuar një situatë të tillë. Ishte i destinuar ta niste sezonin si rezervë, por një dëmtim i Lopez i dha shansin për të luajtur titullar. Cfarë do të ndodhë tani? Inzaghi u shpreh para transfertës së Veronas se Lopez do të rikthehet në sfidën ndaj Fiorentinës. Mund të jetë kështu, por nuk është e sigurtë, sepse roli i portierit është shumë delikat dhe Inzaghi nuk mund të rrezikojë. Lopez mendoi se e kishte hedhur pas krahëve periudhën e balotazhit tek Reali i Madridit, ku ai luante në kampionat ndërsa Casillas në Champions. Milani nuk merr pjesë në Europë, dhe kjo do të thotë se rotacioni nuk mund të praktikohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat