Edhe Beshiktashi bllokohet në aeroport nga policia serbe

Sporti

Edhe Beshiktashi bllokohet në aeroport nga policia serbe

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 19:53

Një ditë para ndeshjes me Partizanin e Beogradit, klubi turk i Beshiktashit është pritur në aeroportin e kryeqytetit serb “Nikola Tesla” në të njëjtën mënyrë si u prit Shqipëria.

Partizani dhe Beshiktashi do të përballen bashkë të enjten në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Ato do të luajnë në të njëjtin stadium ku u dhunua Kombëtarja shqiptare nga huliganët dhe policia serbe.

Mësohet se presidenti i klubit te Beshiktashit, Fikret Orman, pas mbërritjes me avion privat është bllokuar për 1 orë në aeroportin e Beogradit pa marrë asnjë shpjegim nga autoritetet serbe e në mënyre të veçantë nga policia.

Është dashur ndërhyrja e Ambasadës Turke në Beograd që bosi i klubit turk të merrte dritën jeshile që të lihet i lirë.

Gjithashtu dhjetëra tifozë dhe dy zyrtarë të klubit, Umut Guner dhe Ahmet Kavalci, janë bllokuar për rreth dy orë nga forcat e sigurisë në Beograd. Pas një kontrolli të kujdesshëm ata janë lejuar të kalojnë në kryeqytet.

Ky reagim i autoriteteve serbe me shumë gjasa ka ardhur pas disa njoftimeve të tifozëve turq se do të valëvisin në Beograd flamurin e Shqipërisë, në shenjë mbështetje ndaj saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat