Kuka: Thyerja e izolimit pas 23 viteve

Sporti

Kuka: Thyerja e izolimit pas 23 viteve

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:33


Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shpreson se po thyhet izolimi 23 vjeçar për sportistët e Kosovës. ai në profilin e tij në facebook ka shkruar kësisoj: Prej sot deri te premten Bordi i IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ) do të ketë mbledhje dhe pritet vendimi për pranimin e Kosovës me të drejta të plota, do të ishte kjo thyerje e Izolimit pas plot 23 vitesh përpjekje. Të shpresojmë që kjo do të ndodh, ky do të jetë lajmi më i gëzueshëm për të gjithë sportistët që do të kanë të drejtë pjesëmarrje në Lojërat Olimpike 2016 por edhe në Lojërat Evropiane 2015 në Azerbajxhan. Të shpresojmë që të jemi më në fund të barabartë me krejt sportistët e mbarë Botës!”. Faktikisht, Kuka, është i pari që me kampionen e dyfishtë të botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, patën marrë pjesë në Lojërat Olimpike-Londra 2012, por në fanellën e kombëtares së Shqipërisë. Me pranimin e KOK-ut në KON, sportistët e Kosovës do të marrin në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat