Turpërimi është edhe mësim!

Sporti

Turpërimi është edhe mësim!

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:15

Roma ka tronditur jo vetëm tifozët e vet por edhe më gjerë me humbjen që ka pësuar me rezultat 7:1 nga Bayerni i Munihut. Ish-futbollisti i Romës, Alessio Scarchilli, ishte i habitur nga ky debakël i romakëve por sipas tij ky turpërim duhet t’i shërbejë si mësim kësaj skuadre. “Kjo humbje në bazë të rezultatit duket e tmerrshme dhe shkatërruese. Megjithatë, ne duhet të i konsiderojmë disa gjëra tjera. Roma duhet të mësojë nga kjo ndeshje duke nisur nga organizimi i lojës së mungoi ndaj Bayernit. Ata janë klub që përfaqësojnë Italinë dhe mendoj se ende kanë gjasa të fitojnë tituj me këtë skuadër”, ka thënë Scarchilli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat