Çfarë do të vendosë UEFA?

Sporti

Çfarë do të vendosë UEFA?

Nga: Shkruan: Nexhmedin Bunjaku Më: 22 tetor 2014 Në ora: 15:01

Reagimet sportive


Për të vendosur drejtë, korrekt, asociacioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA duhet të kthejë çështjen brenda në stadium, të respektojë rregullat që i ka bërë vetë dhe mos të bie pre e trysnive politike. UEFA posedon të gjithë materialin e asaj ndeshje dhe në bazë të dëshmive nga kamerat, raportit të personave zyrtarë, pra të gjyqtarëve, delegatit të ndeshjes dhe vëzhguesit gjithnjë duke respektuar 17-të rregullat e futbollit, kjo ndeshje duhet të regjistrohet me rezultat zyrtar apo parforfe në të mirë të kombëtares së Shqipërisë, por pastaj do të pasojnë edhe dënime tjera për të dy kombëtaret, natyrisht që për Serbinë shumë më shumë apo radikale në bazë të rregullave. Po përmend vetëm një rregull; nëse një apo më shumë tifozë hyjnë në fushë dhe sulmojnë futbollistët, gjyqtarët apo personat zyrtarë në fushë dhe jeta e tyre vihet në rrezik atëherë gjyqtarit i takon të ndërprenë ndeshjen, dhe nuk duhet atë patjetër ta bëjë në fushë, domethënë ka të drejtë që edhe në dhomat e zhveshjes apo në dhomën e personave zyrtarë të deklarojë ndeshjen e ndërprerë, ku me pastaj pasojnë raportet plotësuese nga ana e tyre.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat