Zbardhet në Paris gjurma për “Tour de France 2015’!

Sporti

Zbardhet në Paris gjurma për “Tour de France 2015’!

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:11

Zbardhet në Paris gjurma që do të ndjekin çiklistët e Tour de France për vitin 2015. Sipas organizatorëve, risia më e madhe është mungesa e një etape të gjatë të kronometruar. Starti do të bëhet nga qyteti holandez i Utrechtit me etapën e kronometrit individual të gjatë vetëm 14 km, ndërsa në etapën e nëntë do të zhvillohet një garë e kronometruar por nga skuadrat. Detaje të tjera interesante janë edhe garat malore që do të shtrihen përgjatë gjithë garës, madje gara në Alpe d'Huez do të zhvillohet pikërisht një ditë përpara finishit në Champs Elysees. Në total etapat do të jenë 21 dhe më e gjata është e 16-ta nga Bourg de Peage në Gap ku çiklistët duhet të përshkojnë 200 km dhe për më tepër në etapën më të vështirë që e ka finishin në një prej majave historike të Tour de France. Favorit kryesor edhe për këtë sezon mbetet italiani Vincenzo Nibali, por skuadra Sky me dyshen Frrome-Wiggins kërkon revanshin pas një sezoni që përfundoi në mënyrën më të keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat