Fajtori jam unë!

Sporti

Fajtori jam unë!

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:51

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, nuk ka asnjë një justifikim për debaklin që pësoi nga Bayerni i Munihut me rezultat 7:1. Ai thotë troç: Fajtori jam unë. Roma ka pasur një edicion fenomenal në dy rrafshe: në Serie A dhe në fazën e grupeve në Champions League. Në grupin E realizoi një fitore me 5:1 ndaj CSKA nga Moska dhe pastaj barazoi 1:1 si mysafir me Manchester Cityn, duke u bërë gjithnjë e më ballëlartë, por që i shtriu përtokë Bayerni. Kampioni gjerman pa fije mëshire demoloi romakët dhe iu shkaktoi humbjen e parë më tronditëse madje midis stadiumit ‘Olympico’. “Jam unë fajtori për këtë disfatë, sepse kam gabuar në strategji të ndeshjes, ndërsa edhe goli i hershëm nga prishi ekuilibrin. Kundër tyre nuk është lehtë të luhet sepse po thuajse gjithmonë fitojnë, por ne kemi bërë gabime trashanike që nuk falen. Nuk ishim agresiv, nuk arritën të qetësohemi pas golit të dytë sepse në vazhdim ata bënin çfarë donin në fushë, ndërsa nuk arritën të mbyllemi si duhet. Për fat, në pjesën e dytë luajtën më mirë, krijuam tri raste shumë të mira shënuan gol dhe më pas sërish ra koncetrimi dhe dëshira për të luajtur te lojtarët”, tha Garcia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat