Messi 'paralajmëron furtunë’ për Realin

Sporti

Messi 'paralajmëron furtunë’ për Realin

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:38


Në fundjavë përkatësisht të shtunën (në orën 18.00) në stadiumin “Santiago Bernabeu” përballen rivalët e përbetuar e të përjetshëm, Real Madrid-Barcelona! Një përballje që ngritë në këmbë tërë botën sportive. Dy skuadra me yje të mëdhenj dhe që paralajmërojnë spektakël. Barcelona në tetë ndeshje nuk di për humbje, por as për pësim të golave. Katalunasit prijnë me 22 pikë dhe me goldallim 22:0, duke lënë prapa Realin që renditet i treti me 18 pikë të grumbulluar. Derbi i madh botëror sjellë emocione e emocione të tifozët. Messi komentojë golat që shënuan me Neymarin për fitoren me rezultat 3:1 kundër Ajax-it, në ndeshjen e Champions League. “Fatmirësisht ne tani kuptohemi më mirë me Neymarin dhe mund të shënojmë gola për ekipin. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Mezi, që mezi pret t’i bashkohet edhe sulmuesi nga Uruguai, Luiz Suarez, i cili është i dënuar nga FIFA. “Ne gjithashtu mezi presim që Suarez të bashkohet me ne. Ai është sulmues i mrekullueshëm dhe do të na shtojë cilësinë në repartin ofensivë”, ka thënë Messi, duke paralajmëruar furtunë për Realin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat