Ja si i jep dajak gjyqtarit (video)

Sporti

Ja si i jep dajak gjyqtarit (video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:20


Sporti shumë herë krijon më shumë se emocione. Rrahje nuk janë të rralla në fushat sportive. Një rast i rëndë dhe i paprecedent ka ndodhur në meçin e boksit, kur gjyqtarit nokautohet nga boksieri kroat Vido Loncar. Loncar nuk ka arritur ta përballojë psikikisht humbjen, duke sulmuar brutalisht gjyqtarin kryesor të përballjes kundër rivalit Algirdas Baniulis. E tëra nisi pas ndërprerjes së takimit nga gjyqtari që sipas rregullores, ka pritur të dy boksierët për të ngritur dorën e fituesit. Ndoshta ai nuk e kishte shkuar aspak në mendje, por ky moment mund t’i kushtonte edhe jetën pasi i riu kroati e sulmoi duke e shtrirë në ring dhe për disa sekonda askush nuk ndërhyri për ta ndalur. Ishte një roje sigurie ai që e rrëzoi duke e tërhequr nga këmbët për ta nxjerrë boksierin e tërbuar jashtë ringut. Gjyqtari shpëtoi me pak plagë, se ka mundur të ketë edhe thyerje nga ato goditje të tmerrshme. Kjo ngjarje ndodhi gjatë Kampionatit Evropian të të rinjve në boks që po mbahet në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat