Champagne e cilëson turp ajo që ka ndodhur në Beograd

Sporti

Champagne e cilëson turp ajo që ka ndodhur në Beograd

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:59

Jerome Champagne, ish-zyrtar i lartë i asociacionit më të lartë botëror, FIFA, dhunën në Beograd e ka vlerësuar së një turp të madh. Michel Platini nga një “mik” i shqiptarëve, tani shihet me shumë dyshim dhe gati me mllef në tokën e shqiponjave. Shkak për këtë janë deklaratat e francezit që drejton UEFA-n, ditët e fundit, në lidhje me incidentin e rëndë që ndodhi në Beograd, ku lojtarët e Shqipërisë u dhunuan në fushë dhe jashtë saj. E, megjithatë, ka edhe nga ata francezë që e mendojnë ndryshe nga Platini incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor. Dhe nuk bëhet fjalë për një njeri dosido, por një njeri me pozita të larta në botën e futbollit dhe sot aktualisht kandidat zyrtar për postin e presidentit të FIFA-s, Jerome Champagne. Ky i fundit e ka cilësuar si një turp atë që ka ndodhur në Beograd të martën e kaluar, por nuk ka dashur të japë më shumë komente, për shkak se tashmë ka nisur fushata për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen vitin e ardhshëm. “Për momentin nuk mund të bëj komente publike të zgjeruara në lidhje me atë turp të futbollit. E them këtë, për shkak të pozicionit tim që kam kundrejt FFK-së (Federatës së Futbollit të Kosovës). Ndoshta në të ardhmen mund të flas më gjerë për këtë çështje. Ju lutem mirëkuptoni pozicionin tim pasi duhet të tregoj respekt për hetimin që po bëhet”, thotë ndër të tjera Jerome Champagne, pasi është pyetur nga “Panorama Sport” për ngjarjen e rëndë në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat