Liverpooli para një sfidë të madhe

Sporti

Liverpooli para një sfidë të madhe

Nga: K.G. Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:44


Ballafaqimi Liverpool-Real Madridi është sfida më atraktive e mbrëmjes e sotme (në orën 20.45), ndeshje e vlefshme e grupit B në Champions League në futboll. Reali ka dy fitore në dy takimet e para, kurse Liverpooli një fitore e një humbje. Kampioni në fuqi i Evropës kërkon pikë në Anfield, ndërsa Liverpooli zotohet se do t’i shkaktojë humbjen e parë Realit. Një përplasje e dy gjigantëve dhe që zgjon emocione të pakufishme të tifozët. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka respekt të madh për Liverpoolin, por shpreson se do të kthehen të pamposhtur. Sulmuesi i Liverpoolit, Rickie Lambert, tha se me ndihmën e tifozëve do ta gjunjëzojnë Realin. “Ky është Liverpooli dhe ky është vendi ku ne duhet të jemi. Kemi qenë larg garës për disa vite, por ekipi përfundimisht ndjehet si në shtëpi në mbrëmjet si kjo. Nuk ka ndeshje më të mëdha se ajo kundër Real Madridit. Megjithatë, në ditën tonë të mirë ne mund të mposhtim këtu, veçanërisht në shtëpi. Kur tifozët janë plot zë, që e di se do të jenë, ne jemi të pandalshëm në ato momente”, ka thënë Lambert. Futbollisti zotohet se Reali do të ketë shumë vështirë që të nxjerrin pikë në Anfield!!! “Nuk është me rëndësi kush është kundërshtar, do të jetë shumë vështirë të nxjerrin pikë nga ne. Kur ata këndojnë, tifozët mund ta shtyjnë ekipin përpara më shumë se çdo grup tjetër tifozësh. Kam parë se çfarë mund të bëjnë ata dhe çfarë niveli ata mund t’i çojnë lojtarët. Nëse ata e bëjnë këtë sërish, kjo vetëm se do të na ndihmojë neve dhe do të ja japë një pesë ose 10 për qind shtesë, që mund të na e fitojë ndeshjen”, tha Lambert. Shqiptarët e Baselit, si Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Naser Aliji, Arlind e Albian Ajeti, synojnë pikë në Bullgari ndaj ekipit Ludogorets. Baseli aktualisht mban vendin e tretë me tre pikë në grupin B, sa ka edhe Liverpooli i dyti dhe tri më pak se Real Madridi. Blerim Xhemaili me Galatasarayn besojnë në mrekulli ndaj Dortmundit, kjo e fundit nuk po kalon formë të mirë në kampionatin gjerman. Galatasaray në grupin D zënë vendin e tretë me një pikë, kurse Dortmundi udhëheq kreun me 6 pikë. Pajtim Kasami me Olympiakosin kërkojnë pikë maksimale kundër Juventusit. Për Juventusin është ndeshje shumë e vështirë, por shpresojnë në pikë. Karakteristikë e grupit A është se Juventusi kryeson me tre pikë sa kanë edhe tri ekipe tjera, si: Atletico, Malmo e Olympiakos. Agon Mehmeti me Malmon kanë punë tepër të zorshme si mysafir, pasi që luajnë në Madrid me Atleticon!

Ndeshjet, sot
Grupi A

Atl. Madrid - Malmo 20.45
Olympiakos - Juventus 20.45

Grupi B
Liverpool - Real Madrid 20.45
Ludogorets - Basel 20.45

Grupi C

Leverkusen - Zenit 20.45
Monaco - Benfica 20.45

Grupi D
Anderlecht – Arsenal 20.45
Galatasaray - Dortmund 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat