Kapiteni Cana me shokë mbrojtën flamurin kombëtar

Sporti

Kapiteni Cana me shokë mbrojtën flamurin kombëtar

Nga: Shkruan: Dervish Berisha Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:43

Reagimet sportive

Kombëtarja e Shqipërisë kurrë nuk ka qenë më e fortë se tashmë. Djelmoshat e saj po luajnë futboll modern dhe po luftojnë si heronj në fushë. Data e 14 tetorit të vitit 2014 kurrë nuk do të harrohet dhe gjithmonë do të kujtohet nga kudo që janë shqiptarët. Do të kujtohet sio ditë e madhe dhe që u mbrojtë nderi shqiptar midis Beogradit. Në midis Beogradit është mbrojtur flamuri kombëtar. Është mbrojtur portreti i Ismajl Qemailit dhe Isa Boletinit, dy patriotëve tanë. Kapiteni Lorik Cana me shokë luftuan në fushë, luftuan pastaj përballë shovinistëve serb. Ishin të rrethuar nga mbi 30 mijë shikues serb dhe të gjithë brohoritni në kor: vritni, vritni shqiptarët. Thirrje raciste, provokime e çka jo tjerë dhe të gjitha ndodhën në sy të botës. Edhe bota u tmerrua nga ajo dhunë e shovinistëve serb. E tmerrshme kur shikoje bishat se si vërsulen e sulmuan djemtë tanë. Si sulmuan heronjtë tanë. Sulmi vinte nga të katër anët, por djemtë tanë mbrojtën flamurin e portretin e Ismajl Qemalit e Isa Boletinit. Nuk lejuan flamuri kombëtar të bie në duart e barbarëve serb. Ju lumtë Lorik Canës, Andi Lilës, Taulant Xhakës, Bekim Balajt, e të gjithë djemve tanë që ishin në fushë. Vepruam shumë mençur dhe me një patriotizëm të madh. Ishte një rrezik i madh, sepse dikush ka mundur të vritet nga djemtë tanë. Ka mundur të vritet se futja e njerëzve me të zeza e maska në fushë, një Zot e di se çfarë kanë pasur në xhepat e tyre. kanë mundur ata të kanë thika e revole!!! Deshi Zoti dhe i ruajti këta trima tanë, nga ajo barbari serbe që ndodhi në midis Evropës. Michel Platini, president i UEFA-s me komisionet e tija, ka parë të gjitha ato skenat të llahtarshme në fushë. Ai ka rastin që më 23 tetor të tregojë veten dhe të dënojë serbët për dhunën që bënë në stadiumin e Partizanit. Shihet në të gjitha televizionet botërore, shkruhet anekënd botës, se si u sulmuan me karrige e grushte djemtë tanë. Ndaj, nuk e ka të vështirë aspak UEFA të vendos me rezultat zyrtar 3:0 për Shqipërinë dhe të dënojë rëndë Serbinë. Ajo është fajtore për organizimin e dobët të ndeshjes, ajo prodhojë dhunën dhe ajo ishte që ia hapi dyert shikuesve shovinistëve serb që të futen në fushë për të rrahur lojtarët tanë. Serbët shovinistë, gjakpirës tentuan të përdhosin flamurin kombëtar, por këtë se lejuan Lila e Xhaka, së bashku me lojtarë të tjerë. Të gjitha skenat që ndodhën, i ka parë edhe delegati i ndeshjes, edhe gjyqtari e kushdo tjetër. Në stadiumin e Partizanit ishte tamam si luftë dhe fatmirësisht djemtë tanë shpëtuan nga më e rënda. Serbia duhet të ndëshkohet rëndë nga UEFA.
Autori është ish-hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat