Platini kundër moviolës dhe kundër Blatter

Sporti

Platini kundër moviolës dhe kundër Blatter

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 23:03

Presidenti i Uefas, u shpreh ndërkohë i kënaqur nga rezultatet prej implementimit të rregullave të Fair-Play financiar.

Ndal disponimit të kartonave të futbollistëve nga ana e palëve të treta. Është kjo beteja e paralajmëruar nga Michel Platini, president i Uefas, ndërsa ju drejtua ministrave të sportit të Bashkimit Europian, që ishin mbledhur për të celebruar bashkëpunimin mes Uefa-s dhe Komisionit Europian, o sigluar javën e kaluar në Bruksel.

“ Nuk ka më vend për fenomenin e pronësisë nga palët e treta në sportin europian, e gjitha kjo është kundër dinjitetit njerëzor dtë kartë së të drejtave thelbësore të Bashkimit Europian. Është një praktikë e tmerrshme, më përpara ekzistonte vetëm në Amerikën e Jugut, ndërsa tani po shtrihet përmes Europës, ndaj është urgjente nevoja për të vepruar dhe reaguar”.

Presidenti i Uefas, u shpreh ndërkohë i kënaqur nga rezultatet prej implementimit të rregullave të Fair-Play financiar, ndërkohë që vijoi kryqëzatën kundër moviolës në fushë.

“ Nuk do të ndihmonte askënd pasi televizioni nuk është e vërteta. Vetëm sa do të pengonte rrjedhshmërinë e lojës. Për të ndihmuar arbitrin tashmë kam shtuar numrin e asistentëve”.

Një tjetër lajm i rëndësishëm ishte konfirmimi i Platini se nuk do të mbështesë kandidaturën e rradhës së Sepp Blatter për presidencën e Fifa-s.

“ E dua shumë Blatter, por 4 vjet më parë kërkoi mbështetjen tonë duke na thënë se do të ishte kandidatura e tij e fundit për presidencën e Fifa-s. Tani vjen dhe na kërkon sërish që ta mbështesim, por i jam përgjigjur se nuk do ta bëjmë më, pasi kemi nevojë për ajër të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat