Shaqiri shënoi, Bayerni turpëroi Romën (Video)

Sporti

Shaqiri shënoi, Bayerni turpëroi Romën (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2014 Në ora: 22:38

Bayerni nga Munihu e shkeli Romën midis "Olympico", duke e mundur me rezultat 7:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit E në Champions League në futboll. Bayerni ia bëri Romës si Gjermania Brazili për 36 minuta 5:0. Kryetrimi nga Kosova, Xherdan Shaqiri, futet në lojë në vend të Gotzes në minutën e 79-të, por pas një minute realizoi për kampionin gjerman, duke e thelluar edhe më shumë humbjen e Romës. Bavarezët zotëruan lojën me lehtësi dhe në 45 minutat e parë kryen punën me romakët. Ata turpëruan Romën dhe pas epërsisë 5:0 luajtën me një komoditet e gjakftohësi. Sulmi i Bayernit ishin në formë dhe të pandalshëm për mbrojtjen e romakëve. Për kampionin gjerman golat i shënuan: Robben (9' e 30'), Gotze (23'), Lewandowski (25'), Muller (36'-nga penalltia), Ribery (78'), Shaqiri (80') dhe për Romën: Gervinho (36'). Bayerni kryeson renditjen me 9 pikë, duke lënë pas Romën me 4, Manchester Cityn me 2 e CSKA me 1 një pikë. Barcelona arkëtoi tre pikë të rëndësishme në ballafaqim me Ajax-in. Katalunasit shënuan fitore me rezultat 3:1, duke iu falënderuar golave të Neymarit në minutën e 7-të, Messit në atë të 24-të e Ramirez (90+4') dhe për mysafirët realizoi El-Ghazi (88'). PSG-ja fitoi me golin e Cavanit në minutën e 87-të ndaj APOEL Nikosia vendase. Barcelona mban vendin e dytë me 6 pikë dhe ka një më pak se PSG-ja në grupin F. Chelsea nuk e kurseu ekipin slloven, Mariborin, ku e demoloi me rezultat 6:0. Shqiptari Agim Ibraimi e humbin penalltinë për Mariborin pikërisht në minutën e 64-të. Ibraimi luajti 68 minuta dhe u ndërrua nga Zahoviq. Chelsea bëri lojë mjeshtërore dhe golat i realizuan: Remy (13'), Drogba (24'-nga penalltia), Terry (31'), Viler (54'-autogol) e Hazard (77'-nga penalltia e 90'). Chelsea prin me 7 pikë, dy më tepër se Schalke në grupin D. Kampioni anglez, Manchester City e pati fitoren në dorë, por në pjesën e dytë bënë gabim të pafalshëm dhe barazuan 2:2 në Moskë me CSKA-n. Manchester City udhëhoqi me rezultat 2:0 me golat e Aguero (29') e Milner (38'), por vendasit u këndellen në pjesën e dytë. Doumbia shënoi në minutën e 65-të e Natcho në atë të 86-të nga penalltia dhe ballafaqimi përfundoi 2:2.

B O X 1
Grupi E
CSKA - Manchester City 2:2 (0:2)
Roma – Bayern 1:7 (0:5)

Tabela
1.Bayern 3 3 0 0 9:1 9
2. Roma 3 1 1 1 7:9 4
3. Manchester City 3 0 2 1 3:4 2
4. CSKA 3 0 1 2 3:8 1

Grupi F
APOEL - PSG 0:1 (0:0)
Barcelona - Ajax 3:1 (2:0)

Tabela
1. PSG 3 2 1 0 5:3 7
2.Barcelona 3 2 0 1 6:4 6
3. Ajax 3 0 2 1 3:5 2
4. APOEL 3 0 1 2 1:3 1

Grupi G
Chelsea - Maribor 6:0 (3:0)
Schalke - Sporting 4:3 (1:1)

Tabela
1. Chelsea 3 2 1 0 8:1 7
2. Schalke 3 1 2 0 6:5 5
3. Maribor 3 0 2 1 2:8 2
4. Sporting 3 0 1 2 4:6 1

Grupi H
BATE - Shakhtar 0:7 (0:6)
Porto - Ath Bilbao 2:1 (1:0)

Tabela
1. Porto 3 2 1 0 10:3 7
2. Shakhtar 3 1 2 0 9:2 5
3. BATE 3 1 0 2 2:14 3
4. Ath Bilbao 3 0 1 2 2:4 1


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat