Bayern dhe Chelsea, ekipet më agresive të Ch. League

Sporti

Bayern dhe Chelsea, ekipet më agresive të Ch. League

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:43

Sipas një studimi të bërë, kampionët e Bundesligës dhe kryesuesit aktual të Premier League, janë ekipet që kanë shkaktuar më shumë ndërhyrje të gabuara.

Bayern Munchen dhe Chelsea janë skuadrat me lojën më të rëndë ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse në Champions League. Sipas një studimi të bërë, kampionët e Bundesligës dhe kryesuesit aktual të Premier League, janë ekipet që kanë shkaktuar më shumë ndërhyrje të gabuara gjatë një ndeshjeje, në 32 ekipet pjesëmarrëse në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Bavarezët dhe londinezët regjistrojnë 83 faulle të shkaktuara duke treguar agresivitetin e lojës së tyre, edhe pse stili i të luajturit është krejt i kundërt. Megjithatë agresiviteti i treguar në fushë i ka çuar të dyja skuadrat të jenë kryesues në kampionatet respektive por edhe në rrugën e duhur në fazën e grupeve të Champions League.

Ndërkohë skuadra më agresive në kontinent është Metz i Ligës së Parë Franceze me 85 faulle për ndeshje. Shumë larg në këtë renditje gjenden Real Madrid që regjistron 71 faulla për ndeshje, si dhe Juventus e Manchester United që regjistrojnë nga 72 ndërhyrje të parregullta për ndeshje. Sipas të njëjtit studim, Real Madrid është ekipi me mesataren më të lartë të golave të shënuar në Europë, me 3.75 gola për ndeshje, i ndjekur nga Chelsea me 2.88 dhe Barcelona me 2.75. Në vendin e katërt qëndron Bayerni i Pep Guardiolës me 2.63 gola për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat