Ronaldo e Neymar, golashënuesit më të shpejtë të La Ligas

Sporti

Ronaldo e Neymar, golashënuesit më të shpejtë të La Ligas

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:42

Nuk janë më të mirët e La Liga-s vetëm për sasinë e finalizimeve, por edhe për minutat që u duhen për të shënuar.

El Classico i parë i sezonit, Real Madrid – Barcelona, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, vë përballë dy golashënuesit më të mirë të La Liga-s, Cristiano Ronaldo-n me Neymar. Nuk janë më të mirët e La Liga-s vetëm për sasinë e finalizimeve, por edhe për minutat që u duhen për të shënuar. Sigurisht që në këtë aspekt sulmuesi i “Los Blancos” ka statistika më impresionuese, pasi shënon çdo 42 minuta ndërsa ylli brazilian i katalanasve realizon çdo 52 minuta. Interesant është fakti që Ronaldo ka realizuar 15 gola në 8 javë, aq sa Neymar dhe Messi kanë shënuar së bashku.

Statistikat tregojnë se Ronaldo shënon thuajse në çdo pjesë loje, me një rendiment të jashtëzakonshëm që nuk i afrohet asnjë rival i tij, por kujdes, Lionel Messi këtë sezon funksionon më mirë në lojën kolektive pasi ka dhuruar më shumë assite se kushdo tjetër. Nuk duhet anashkaluar fakti se Claudio Bravo, portieri i Barcelonës, është i vetmi i La Liga-s që nuk e ka nxjerrë asnjëherë topin nga rrjeta. Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Primera Division, do të jetë përballë portierit më të mirë, në një mision të vështirë para publikut të “Santiago Bernabeu-t”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat